MIRE SE VINI NE FORUMIN TONE FORUMI I SHOQATES TE ISH TE PERNDJEKURVE FETARE
 
ForumHyrjePytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kliko per me shume 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Malvin
Malvin
Malvin
avatar

Numri i postimeve : 27
Join date : 08/10/2008
Age : 30

MesazhTitulli: Kliko per me shume 2   Tue Jan 27, 2009 9:55 pm

një strukturë kishëtare mjaft të konsoliduar. Ajo ishte organizuar mbi bazën e provincave administrative të epokës së Dioklecianit. Në qëndrën e çdo province ndodhej kisha mitropolitane dhe aty e kishte selinë kryepeshkopi, Nën juridiksionin e këtij të fundit ndodheshin peshkopët e dioqezave vartëse (sufragane) . Kështu, në të katër qëndrat kryesore kishëtare në trevat shqipatre ishin kryepeshkopatat e Shkodrës (Prevalit), Justiniana Prima ( Dardania), Durrësi ( Epiri i Ri), Nikopoja ( Epiri i Vjetër).
Me përhapjen e krishtërimit në viset e brëndëshme, numri i peshkopatavë sa vinte e rritej.
Në pikpamje të organizimit të përgjithshëm kishtar , kisha shqiptare ishte në varësi të Papës së Romës, i cili e ushtronte autoritetin e vet nëpërmjet mëkëmbësit në Selanik. Gjatë ballafaqimit të Romës dhe Kostandinopojës (484-519) peshkopët shqiptarë konfirmuan besnikërinë e tyre ndaj Romës. ( veçanërisht kleri i provincave të Dardanisë, Prevalit dhe Epirit të Ri). Perandori Anastasi I me origjinë nga Durrësi ndikoi për forcimin e lidhjeve të mitropolisë së Durrësit me Patriarkatin e Kostandinopojës. Por perandori tjetër Justiniani, përsëri ilir, njohu juridiksionin e Romës.
Në përfundim të dyndjeve të popujve në shek VI-X një sërë qëndrash peshkopash nuk përmënden më ( Onhezmi, Skampa, Amantia) dhe të tjera shfaqen ( Cerniku, Deja, Kruja, Himara, Devolli, Kolonja, Dibra). Në kohën e sundimit bullgar selia mitropolitane e Nikopojës ( Epiri i Vjetër) u zhvendos më në jug, në Naupakt, ajo e Dardanisë nga Shkupi në Ohër, kurse ajo e Prevalit nga Shkodra në Tivar.

Por ngjarja më e madhe në kuadrin e organizimit kishtar të trevave shqiptare ishte vendimi i vitit 732 i perandorit bizantin ikonoklast Leoni III për t’i hequr peshkopatat shqiptare nga varësia e Papës së Romës dhe për t’i kaluar ato nën juridiksionin e Patriarkut të Kostandinopojës.

4.1. Krishtërimi gjatë periudhës bizantine
(mendim alternativ i Aristidh P. Kolës)
Në periudhën e të ashtuquajturës Perandori Bizantine, ilirët, por edhe grekët, gjënden përballë një problemi, që e hasin për herë të parë. Përballojnë problemin e futjes së fesë së krishterë me të gjitha mjetet, nga më të lehtat deri në më barbaret. Sepse këta dy popuj e kanë sistem adhurimi një ideologji të caktuar, mijëravjeçare, që bie në kundërshtimin më të fuqishëm me fenë e re. Kostandini i Madh që e imponoi këtë fe ka karakteristikat e një iliri të ashpër dhe tërësisht tolerant ndaj besimeve të tjera. Është e qartë se ai nuk beson në asnjë fe as në krishtërim. Në çastet e fundit të jetës së tij, kur nuk i kontrollonte më veprimet e tij, u pagëzua apo më mirë, e pagëzuan. Por ai kishte një mendje politikani. Ishte perandor bashkë me tre të tjerë. Në fillim duhet t’i qëronte hesapet me të tretin, bashkëperandor, Maksentin. Maksenti ishte në pozitë avantazhi. Zotëronte Romën, kishte forca më të mëdha dhe të gjitha faktet tregonin se ai do të ishte perandori i vetëm i ardhëshëm. Por Kostandini zbuloi një aleat të pakrahasueshëm: të krishterët e perandorisë. I mori ata me vete, që të luftonin, por të krishterët vetëm luftë nuk bënin. Dhe aq më tepër të derdhnin gjakun e tyre për interesat e dy perandorëve, që nuk adhuronin vetëm një zot, por shumë të tillë. Kështu u zbulua imazhi i Kryqit, me “ky fiton”. Them u zbulua, sepse nuk dua të fyej besimin fetar të shumë grekëve, por besoj se, nëse mendohen mirë, Kostandini, në se do ta kishte parë me të vërtetë imazhin, a nuk do të bëhej menjëherë i krishterë? Por ai nuk u bë kurrë, vetëm në shtrrtin e vdekjes”e bënë” të tillë. Por ai ishte me të vërtetë tolerant ndaj feve të ndryshme. Si iliro-arbëresh i ruajti bindjet e tij fetare dhe si politikan i mirë, titullin e kryepeshkopit të të krishterëve si dhe titullin e Pontefiksit të adhurimit të Diellit.
Përpara këtyre e transferoi kryeqytetin e perandorisë në Bizant, që jo vetëm sundon mbi Lindjen dhe Përëndimin, por ka pranë dhe origjinat e aleatëve të tij, të krishterëve. Atje , pas vdekjes së Kostandinit , mbizotëruan të krishterët dhe vendosën krishtërimin me mënyrën që shumë e dinë e shumë jo. Dua të them që shumë grekë nuk i dinë kushtet, nën të cilat u imponua feja e krishterë në Greqi që zhduku nga faqja e dheut çdo gjë që mund të kujtonte qytetërimin e papërsëritshëm të lashtësisë klasike.
Perandorët e fanatizuar dhe turmat e sapokrijuara të murgjëve ishin të vendosur “ta shpëtojnë” shpirtin e grekëve. Nisën me shëmbjen e altarëve dhe të tempujve , në mënyrë që të mos zhvilloheshin ceremonitë e adhurimit të grekëve. Vazhdoi më pas pengimi i hyrjes së grekëve në tempujt e tyre. Filluan përndjekjet e shkollave dhe akademive. Erdhi më pas dhe Teodosi i madh dhe filluan ekzekutimet në grupe të të gjithë atyre, që nuk e pranonin krishtërimin. Në stadiumin e Kavallës ai vrau 50 000 grekë dhe romakë. Ndaloi zhvillimin e Lojrave olimpike që deri atëhere bëheshin me pretekstin se përforconin fenë e lashtë. Shëmbi tempujt më të bukur, kryevepra të artit të papërsëritshëm të lashtë helen. Këta obskurantistë thyenin kokat e statujave dhe i hidhnin në det . Dhe sot i shohim këto mbetje të këtij arti të pashoq, pa koka,pa këmbë e duar , që duken kaq të bukura dhe kaq të gjalla.I shkrinë mermerët e bardhë të tempujve dhe të statujave dhe i kthyen në gëlqere, për të ndërtuar kishëza ose i thyen për t’i përdorur si gurë të kishave dhe manastireve anti-artistike. Shëmben tempujt dhe mbi gërmadhat e tyre mgritën kishat me një mani hakëmarrëse. Dëshmitarë janë shtyllat dhe mermerët basoreliefe në kishat e vjetra krishtere në të gjithë Greqinë. Në çdo kishë të krishterë që të shkosh do të shohësh copa mermerësh dhe kolona të thyera. Do të shohësh trupa statujash, që lindorët e krishterë që erdhën në Greqi për t’ imponuar popullit me këtë mënyrë fenë e re, i bënë gurë për të ndërtuar kishat e tyre.
Kjo vazhdoi tre shekuj. Pastaj kur gjuhën greke e bënë gjuhë zyrtare të Bizantit rinisi interesi për kulturën helene, pati edhe perandorë grekë .
Askush nuk mund të thotë se Kostandini kishte qëllim diçka të tillë. Përkundrazi ai u përpoq të vendosë shpirtin e tolerancës së feve dhe të mënjanojë fanatizmat dhe përleshjet fetare, me qëllim që shteti i tij të mos pësonte plasaritje të një natyre të tillë. Prandaj kur filluan herezitë e para të të krishterëve ai i ndaloi, duke ndërhyrë personalisht në çështjet e tyre.

4.2. Shqipëria midis Lindjes dhe Përëndimit .

I ndodhur midis dy gjigandëve rivalë, Romës dhe Kostandinopojës, Iliriku u bë një mollë sherri. Vasaliteti i tij në njërën anë apo tjetrën, u bë shkas i një armiqësie të gjatë midis Kostandinopojës dhe Romës, si viktima e intrigave të tyre të panumurta. Pjesërisht fajtor për këtë ishte marrëdhënie sinfonike që krijoi Kostandini midis Kishës dhe Shtetit (ai njohu autonominë e Kishës, me autoritetin e saj përfundimtar për çështjen e doktrinave, ndërsa shteti kishte për detyrë që ta mbronte Kishën dhe ta ruante uniformitetin). Por e pavënd ishte edhe ndarja e papërshtatshme e Ilirikut. Kështu provincat e Maqedonisë, Thesalisë, Epirit, Hellasit, Kretës dhe Prevalisë ( nga Dalmacia në jug deri në Epir) përbënin dioqezën e Maqedonisë, e cila së bashku me dioqezën verilindore të Dakisë, formonin prefekturën e Ilirikut. Provincat veripërëndimore midis Dalmacisë dhe Danubit formonin dioqezën e Ilirikut nën prefekturën e Italisë. Kurse dioqeza ballkano-lindore e Trakës , u vu nën prefekturën e Lindjes. Sipas këtij organizimi të pamatur, një pjesë e Ilirikut të vjetër romak iu bashkangjit Romës, pjesa tjetër Kostandinopojës, kurse trevat në mes tyre mbeten “pre e grabitqarëve”. Si për ta thelluar më shumë fatkeqësinë, marrëdhënia sinfonike e Kostandinit midis Kishës dhe Shtetit përcaktoi organizimin kishtar në bazë të organizimit politik. Për rrjedhojë, lëkundjet politike do të pasqyroheshin në organet kishtare. Dhe të tilla do të kishte me bollëk nga të dy anët. Udhëheqësit fetarë në qëndrat e mëdha gëzonin autoritet kishtar mbi udhëheqësit fetarë krahinorë, njësoj si autoritetet qytetare mbi zyrtarët krahinorë. Peshkopët e Kostandinopojës, Romës, Antiokut, Jeruzalemit dhe Aleksandrisë haheshin midis tyre për supremaci, njësoj si homologët e tyre politikë.
Gjatë periudhës me trazira, pas Kostandinit, Theodhosi i mbiquajtur “i Madh” u bë perandor i prefekturës së Lindjes. Për arsye gjeografike dhe strategjike , të dy dioqezat më të mëdha, të Maqedonisë dhe Dakisë, që përbënin prefekturën e Ilirikut, iu bashkangjitën përkohësisht zotërimeve të perandorisë lindore. Pas vdekjes se Theodhosit, perandoria romake u nda përfundimisht e formalisht midis dy bijve të tij Honorit dhe Arkadit, të cilët sunduan përkatësisht në Perandorinë Përëndimore dhe në atë Lindore.

Gjëndja kishtare në viset shqiptare
Ndryshe nga popujt e tjerë fqinjë ballkanikë, shqiptarët nuk kishin një kishë të vetme kombëtare. Territori shqiptar u gjend në vijën kufitare midis dy kishave universale të kohës, asaj katolike romake me seli në Vatikan dhe asaj ortodokse me seli në Kostandinopojë, Stamboll. Kjo vijë ishte afërsisht vija Durrës-Elbasan-Dibër-Shkup. Të dy kishat universale ndodheshin në rivalitet të përheshëm . Veçanërisht ngushtë u ndodhën katolikët me qënë se Papa i Romës ndihmonte luftëtarët kundër Perandorisë Osmane. Arqipeshkëvia e Tivarit ishte kryeqëndra e krishtërimit katolik shqiptar ( Tivar, Shkodër, Lezhë, Sapë apo Zadrimë, Pult, Prizeren-Shkup). Në jug ishte arqipeshkëvia e Durrësit (Durrës, Krujë, Arbëri Elbasan , Tiranë) , Lis (Mat), Bendë (Shëngjergj), Kunavi (zona Durrës, Tiranë, Peqin, Kavajë).
Kisha katolike mori një sërë masash për të penguar dobësimin e ndikimit të saj në popullsinë shqiptare, duke gjallëruar veprimtarinë e misionarëve të saj, duke rithemeluar misionet françeskane , duke u përpjekur të përfshinte brënda rrezes së veprimit të saj edhe krahina me popullsi ortodokse (siç ishte rasti i krahinës së Himarës, që kërkoi disa herë të ishte nën juridiksionin e Romës). Kjo lëvizje uniate gjeti terren më shumë të arbëreshët e Italisë , që formuan masën më të madhe të besimtarëve ortodoksë me prejardhje nga krahinat e Shqipërisë së Mesme, asaj të Jugut, si dhe nga ngulimet arbërore të Greqisë, që u përfshinë nën qeverisjen shpirtërore të Kishës Uniate, strukturë kjo e posaçme e Kishës Katolike Romake.
Pushtuesit osmanë shkatërruan një sërë kishash ose i shndërruan ato në xhami. Këtë fat pësoi edhe katedralja e Shën Kollit, vendvarrimi i Skëndërbeut në Lezhë, arqipeshkëvia e Shën Gjergjit në Tivar, selia e saj në Tivar, kisha e Shën Mërisë së Borës në Lezhë, kisha e Zonjës së ngritur në qiell në Prizeren (bashkë me të u dogjën edhe mjaft libra të vjetër, si dhe një ikonë tepër e çmuar). Shumë libra u dogjën edhe në kishën e Krujës. Për shkak të kryengritjeve antiosmane për t’i shpëtuar raprezialjeve shumë klerikë katolikë arratiseshin . Frang Bardhi pat shtruar detyrën e ngritjes së një kolegji fetar për të përgatitur prelatë vendas. Por në shekullin XVII shpresat e ringjalljes së katolicizmit u mbështeten nga marrëveshjet që Franca e Austria nënshkruan me osmanllinjtë për të qënë protektorë të kishës katolike në Shqipëri. Të drejtën e “Kultus-Protektorati” Austria do ta shfrytëzonte sidomos gjatë shekullit XIX, kur nisi edhe acarimi i marrëdhënieve osmane-ruse.
Ndryshe nga kisha katolike, veprimtaria e kishës ortodokse në viset shqiptare zhvillohej në kushte më të favorëshme. Patrikana Ekumenike e Kostandinopojës siguroi marrëdhënie të mira me sundimtarët osmanllinj dhe ruajti një status disi të privilegjuar brënda strukturave të asaj perandorie. Sulltan Mehmeti e pat shpallur veten protektor të Kishës Ortodokse dhe emëroi kreun e ri të Patrikanës Ekumenike, peshkopin Genadios ( i mbiquajtur Skolaris), një klerik i dalluar si kundërshtar i bashkimit të Kishës lindore me atë Përëndimore. Dekreti sulltanor për emërimin e patrikut të ri ekumenik i garantonte këtij të fundit dhe gjithë hierarkisë kishtare ortodokse në varësi të tij, ruajtjen e privilegjeve që ata gëzonin në Perandorinë Bizantine. Patrikanës dhe strukturave vartëse të saj u njihej e drejta e administrimit të plotë të jetës shpirtërore dhe kishtare të besimtarëve ortodoksë. Për më tepër, Patrikana e Stambollit pajisej edhe me pushtet të gjërë civil. Ajo kishte mjaft kompetenca gjyqësore për të trajtuar e vendosur për çështjet që lindnin midis shtetasve ortodoksë të perandorisë. Gjykata kishtare ortodokse mund të vendoste gjoba, të burgoste fajtorët, madje edhe të jepte dënime kapitale. Për këtë arsye Patrikanës i ishte rezervuar edhe një burg i veçantë. Gjykatat kishtare , lokale dhe qëndrore, kishin gjithashtu atribute ekskluzive të shqyrtimit dhe të vendosjes për çështje që lidheshin me të drejtën familjare ( martesat, divorcet etj).
Një aspekt tjetër ishin edhe privilegjet fiskale. Pushteti u njihte të drejtën autoriteteve kishtare të posedonin pasuri , të mblidhnin taksa nga besimtarët. Në Ballkan kishte edhe dy organizata kishtare ortodokse të fuqishme , ajo e Ohrit dhe e Pejës. Kështu popullsia shqiptare ishte e ndarë në trish. Në këtë kohë kemi ngritjen e një sërë manastiresh si ai i Ardenicës në Myzeqe dhe një tjetër në Apolloni, manastiri i Shën Kozmait në Halikondas ( Myzeqe) etj. Në shek XVIII sulltani i suprimoi organizatat kishtare të Ohrit dhe Pejës i trëmbur nga ndikimi i Rusisë si protektore e besimtarëve ortodoksë në Ballkan.

4.3. Kisha e Arbrit në shekullin XII-XIII. Skënderbeu -unit

Në jug të rrjedhës së lumit Drin fillonin kufijtë e Principatës së Arbrit. Ashtu si në trevat veriore shqiptare, edhe në shtrirjen e Principatës së Arbrit, përhapja e ritit katolik u kushtëzua së tepërmi nga rrethanat politike që u krijuan këtu pas mesit të shekullit XII e që lidhen me krizën e përgjithëshme të Perandorisë Bizantine dhe tronditjen e pozitave të shtetit e të kishës bizantine në Shqipëri. Nuk përjashtohen këtu ndikimet që vinin nga Durrësi. Prania e kolonive tregtare italiane, siç qe ajo e venecianëve dhe e amalfitanëve, nënkuptonte edhe praninë e kishave të posaçme, rreth të cilave grumbulloheshin dhe organizoheshin këto komunitete të huaja. Të tilla kisha përmënden që më 1081, si kisha e Shën Mërisë së Amalfitanëve dhe ajo e Shën Andresë, kjo e fundit ndërtuar nga venecianët. Pas venecianëve dhe amalfitanëve , në Durrës nuk vonoi të shfaqej edhe një komunitet katolik vendas. Por, nga ana tjetër, ndryshimi i orientimit fetar në këtë trevë ishte shprehje e ndryshimit të orientimit politik të aristokracisë së Arbrit, që pas shek XII merr nuanca të qarta propërëndimore.
Ndikimet e katolicizmit në trevën e Arbrit përcilleshin , pra nëpërmjet kishës së Dioklesë ( Gentës) nga veriu dhe nëpërmjet kishës katolike të Durrësit nga përëndimi. Por në
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.djradio.4umer.com
 
Kliko per me shume 2
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mire se vini :: Informacione per fene-
Kërce tek: